Ismail Henayed u vra në Iran ndërsa vdekjen e tij e konfirmoi Hamasi duke u zotuar për hakmarrje.
Henayed ishte në Iran për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të vendit, Masoud Pezeshkian.
Autoritetet iraniane thanë se po hetojnë shkaqet e vdekjes së drejtuesit politik të grupimit ushtarak palestinez.
Moska e dënoi vrasjen e drejtuesit të Hamasit, ndërkohë që Izraeli nuk e mori direkt përgjegjësinë për vrasjen, por shteti izraelit ishte zotuar në vijimësi për vrasjen e Henayed dhe drejtuesve të tjerë të Hamasit.
Hamasi u shpreh se kjo ngjarje nuk do të kalojë pa përgjigje ndërsa Izraeli ka përshkallëzuar veprimet ndaj Libanit si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të Hezbollahut në territorin izraelit.