Jasir Asani nuk e fshehu se për të ka pasur oferta nga disa klube në Itali, Spanjë, Gjermani dhe Arabi Saudite, por ai theksoi se po pret të marrë vendimin e duhur se ku do të luajë.
Gazetari nga Kosova, Arlind Sadiku shkroi në fejsbuk se Asani është pranë një marrëveshje për kalimin te Selta Vigo në kampionatin spanjoll. 28-vjeçari nga Shkupi duket se preferon La Ligan para Serisë A dhe Bundesligës, ndërsa aktualisht është pjesë e Guan-Zhu në Korenë e Jugut.
Jasir Asani ishte befasia e madhe me kombëtaren e Silvinjos duke nxjerrë nga repertori i tij tre gola manuali ndaj Moldavisë, Polonisë dhe Çekisë, gola të cilët e vendosën atë në qendër të vëmendjes për shume klube evropiane.