Napoli pret sonte në shtëpi Kaljarin, në përballjen vendimtare të sezonit ku luhet fati i titullit kampion.
Skuadra e Antonio Contes do të kërkojë me çdo kusht tre pikët, duke mos kthyer kokën nga përballja tjetër mes Komos dhe rivalëve të Interit.
Napoli kryeson me një pikë më shumë se Interi në renditje, ndërsa Antonio Conte u shpreh i qartë dhe optimist se të besuarit e tij do ta fitojnë titullin sonte në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Nuk dorëzohet as Simone Inzaghi në kampin zikaltër.
Tekniku u shpreh para përballjes me Komon se gjithçka do të luhet deri në minutën e fundit dhe se ai dhe të besuarit e tij shpresojnë te mrekullia.