Ish-portieri i Gjermanisë, Jens Lehman shprehu bindjen se pancerat do e eliminojnë Spanjën në çerekfinalen që luhet sot në Shtutgart.
Ish-gardiani i portës Gjermane theksoi se spanjollëve u mungon përvoja dhe se lojtarët e tyre nuk janë të përgatitur për trofe në këtë fazë ku po lind një cikël i ri.
Ndryshe mendon Lamin Jamal. Talenti 16-vjeçar u shpreh se fusha e lojës do të tregojë nëse ata e kanë ose jo aftësinë për të mundur Gjermaninë. “Se kush jemi ne do e tregojë fusha. Fjalët para saj nuk vlejnë shumë. Të shohim çfarë do të ndodhë“ – tha Jamal.