Sekretari i Përgjithshëëm i NATO-s tha për “The Telegraph” se alenca më e madhe ushtarake në botë po shqyrton mundësinë e rritjes së gatishmërisë bërthamore pasi Rusia ka ndërmarrë veprime konkrete në këtë drejtim. 

“Nuk do të hyj në detaje operacionale se sa armë bërthamore duhet të jenë funksionale dhe cilat duhet të ruhen, por ne duhet të konsultohemi për këto çështje. Kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë.

Synimi i NATO-s është, sigurisht, një botë pa armë bërthamore, por për sa kohë që ekzistojnë armët bërthamore, ne do të mbetemi një aleancë bërthamore, sepse një botë ku Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut kanë armë bërthamore dhe NATO jo, është një botë më e madhe.”- tha Stoltenberg.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *