Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u shpreh gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme se aleatët duhet të heqin kufizimet ndaj Ukrainës dhe të japin miratimin që kjo e fundit të godasë objektivat brenda territorit të Rusisë.
Deklarata e Jens Stoltenberg mund të shënojë një kthesë të fortë në fatin e luftës.
“Unë mendoj se ka ardhur koha që aleatët të mendojnë nëse duhet të heqin disa nga kufizimet që u janë vënë në përdorimin e armëve që i kanë dhuruar Ukrainës, veçanërisht tani kur luftimet po zhvillohen shumë në Kharkiv. T’u mohosh ukrainasve mundësinë e përdorimit të këtyre armëve kundër objektivave legjitime ushtarake në territorin rus, e bën shumë të vështirë për ta që të mbrohen.” – tha shefi i aleancës më të fuqishme ushtarake në botë.