“Ai ishte një zot i pavdekshëm i harmonisë”, kështu e quante Beethoven, Johann Sebastian Bach. 

“Muzika i detyrohet Bach-ut po aq sa feja themeluesit të saj”, kështu shprehet Schumann. Dhe muzika e Bach vazhdon të frymëzojë një ndjenjë nderimi dhe dashurie që kufizohet me spiritualitetin, si te ateistët ashtu edhe te besimtarët. Një kompozitor jashtëzakonisht produktiv, Bach përsosi të gjitha format ekzistuese muzikore të periudhës së barokut dhe e çoi përdorimin e harmonisë në një nivel të ri, duke vendosur parametra brenda të cilave shumica e traditës muzikore perëndimore ka punuar që atëherë.

Por si e bëri ai gjithë këtë, si arriti të ishte i lavdishëm nën peshën e një fati tragjik, pothuaj “i mallkuar”, i destinuar të duronte vdekje pas vdekjeje?!

Askush nuk guxoi që asaj zemre të thërmuar në copa t’i thyente qiellin e ladisë së Zotit ku ai kishte fletët e pentagrameve.

A e dini se, Johann Sebastian Bach, humbi vajzën e tij të vogël, më pas tre fëmijët dhe gruan? 

U rimartua dhe, së bashku me gruan e tij të dytë Anna Maddalena, humbi katër vajza dhe tre djem. 11 fëmijë të dashur… i përcolli të gjithë, me dhimbje, lot dhe muzikë, muzikë hyjnore, sikur po i përcillte në përjetësinë që e skaliti me vibrimet e një shpirti të dërrmuar dhe harmoni.

Shumë kanë pyetur: si arriti Bach të përballonte këto humbje?

Si nuk iu ndal fryma, si nuk i ndali zemra? 

Dhe, mbi të gjitha, si mundi të vazhdonte të shkruante këngë? 

Këngë, suita për violinçel, mesha, koncerte… etj.

Muzika më e bukur që bota ka dëgjuar ndonjëherë. E dini si e bëri?

Në fund të partiturës ai shkruante gjithmonë “Soli Deo Gloria” (“Lavdi vetëm Zotit”). 

dhe në fillim shkruante “Zot, më ndihmo”. 

Prandaj ju mund të luteni duke dëgjuar muzikën e Bach, sepse muzika e tij në vetvete është lutje.

Muzika e Bach është një bisedë mes njeriut dhe Zotit”. 

Përgatiti: Albert Vataj

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *