Nga Agim Morina

Mbasi e kanë prekë dorën e të burgosurit dhe të torturuarit të regjimit gjenocidal klerofashist të Serbisë millosheviqiane, dmth. dorën e kryeministrit Albin Kurti, delegacioni ndërkombëtar me Lajčákun do të shkojë në Beograd dhe do të prekë dorën kriminale të Aleksandar Vučićit, dorë e cila ende nuk e ka humbë kundërmimin pansllavist nga prekja e pardjeshme me Putinin. Kundërmim të cilin Lajčáku e njeh mirë dhe e bën të ndihet mirë.
Në Prishtinë, para gazetarëve, Lajčáku foli tepër shkurt dhe me shumë siklet, i shoqëruar nga bylyku diplomatik të ramë mazun, si me i pasë nxjerrë krenat prej bajgash. Foli shkurt sepse i duhej me i bë bisht pyetjeve të paaranzhuara dhe ishte në siklet sepse plani për aneksimin e veriut të Kosovës i dështoi në mënyrë spektakolare, ashtu qysh Lajčáku, bashkë me Vučićin, as nuk e kanë dashë, as nuk e kanë pritë. 
Lajçaku ka pritë me ardhë para kryeministrit Kurti, me hundën përpjetë dhe me Kosovën e aneksuar. Me pa Kurtin të poshtëruar e të nëpërkëmbur. Bile tash me i vënë kushte edhe më të rënda, duke i thënë: «Kur kërkuam asociacion, ti kundërshtove. Tani gjërat kanë ndryshu në terren dhe asociacioni nuk mjafton. Tani serbëve në veri duhet t’u garantohet një autonomi e plotë politike dhe territoriale. Nëse nuk e bën këtë, gjërat do të ESKALOJNË EDHE MË SHUMË: veriu do t’i bashkohet Serbisë.»
Kjo, për fatin e keq të Lajčákut, nuk ndodhi. Terroristët e Serbisë ikën si qen të zgjebosur, me bisht ndër këmbë, duke lënë prapa shokë të vdekur e të plagosur, sepse nuk kishin përballë, si dikur, popull të paaramatosur apo të armatosur keq, fëmijë, gra e pleq, por një polici profesionale dhe të vendosur.
LAJČÁKU: «INDIVDË TË ARMATOSUR» BËJNË «ESKALIM»  
Le të shqyrtojmë se çfarë tha e çfarë nuk tha në gjuhën diplomatike, të lyer me vaj putinist, pansllavisti Lajčáku, në dy minutat e veta para gazetarëve? Aj tha: 
“Sulmi terrorist kundër Kosovës nga INDIVIDË TË ARMATOSUR përbën ESKALIM të qartë dhe të paprecedent.”
Pra, është “sulm terrorist”, por është bërë nga “individë të armatosur”. Individët, qysh dihet, mbajnë përgjegjësi individuale. Nuk ka përgjegjësi institucionale, megjithëse bëhet fjalë për një numër prej gati njëqind kriminelësh që kanë ardhë nga Serbia. Ky është paralajmërim që Vučići e Serbia nuk do të kenë kurrfarë përgjegjësie për këtë krim. Mirëpo armatimi pesëmilionësh i prodhuar në Serbi, që një ushtri të vogël me nisë luftën, trajnimi i këtyre “individëve” në Serbi, kërcënimi i vazhdueshëm i Serbisë së Vučićit kundër Kosovës, vendosja në gatishmëri pranë kufirit me Kosovën e ushtrisë serbe, sipas Lajčákut, nuk paskan asnjë lidhje me këta “individë të armatosur”. 
Lajčáku në vazhdim tha se “të gjithë dorasit duhet të vihen para drejtësisë dhe presim nga Serbia bashkëpunim të plotë dhe veprim konkret në lidhje me këtë.” Pra, “dorasit duhet të vihen para drejtësisë”, por Lajčáku nuk saktëson se ku, para cilës drejtësi duhet të vihen këta “doras” dhe pse deri sot asnjë nga këta “doras” jo vetëm që nuk i është dorëzuar autoriteteve në Kosovë, por ata shëtiten të lirë në Serbi, pa u hy therë në këmbë, sikurse mija kriminelë gjakpirës e dhunues të kohës së luftës. Serbia mund të thotë që nuk i njeh autoritetet e Kosovës, por ajo këta kriminelë mund t’ia dorëzojë Eulexit, që arreston pa problem shqiptarë në Kosovë të cilët kërkohen nga drejtësia. 
LAJČÁKU: «KRYEMINISTRI KURTI KA PËRGJEGJËSI»
Lajčáku tha se “si kryeministër i Kosovës, kryeministri i Kosovës KA PËRGJEGJËSI TË BËJË PËRPARIM NË NORMALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE, nëse Kosova don të bëjë progres drejt Bashkimit Europian. Dhe këtu duhet të nënvizojmë nevojën e themelimit të asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë pa vonesë të mëtutjeshme. Pa këtë nuk do të ketë progres në rrugën europiane të Kosovës.”
Kryeministri i Kosovës nuk mund ta bëjë atë që nuk po mund ta bëjë askush nga bashkësia ndërkombëtare, ndërsa Lajčáku nuk don ta bëjë: të bindë apo të detyrojë kriminelin Vučići të nënshkrujë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kryeministri Kurti u ka thënë publikisht edhe ndërmjetësve ndërkombëtarë, edhe popullit të Kosovës, edhe BE-së, edhe ShBA-së, edhe Lajčákut, qartazi, sa më qartë s’ka ku shkon: 
“UNË E PRANOJ DHE JAM GATI TA NËNSHKRUAJ MARRËVESHJEN.” 
Asgjë më shumë se kaq nuk mund të bëjë asnjë politikan i Kosovës. Dhe është krim të kërkohet nga Kosova të bëjë çfarëdo hapi të radhës pa e nënshkru edhe pala tjetër këtë marrëveshje. Pra, përgjegjësia e kryeministrit Kurti ka mbaru krejtësisht në këtë pikë. Tash, pritet pajtimi dhe nënshkrimi i klerofashistit Vučići.  
Vučići ka deklaru publikisht se “i dhemb dora për me nënshkru marrëveshjen”. Këto dhembje sigurisht i vijnë nga masturbimet maniake që din t’i bëjë vetëm aj: si ato politike, ashtu edhe ato të seksuale. Ose nga dora e rraskapitun nga vrasjet “e njëqind myslimanëve për një serb”, qysh pati deklaru në parlamentin e Serbisë. Lajčáku, bashkë me bylykun e diplomatëve që po i shëtit poshtë e përpjetë si beqarë që kërkojnë nuse, duhen me u kujdesë e me gjetë ilaçin e duhur për dorën e Vučićit dhe jo me kërku përgjegjësinë e paqenë të Kurtit. Kurtit, për fat të mirë, s’po i dhemb askund, pos dhembjes së syve, kur po sheh përballë tij kriminelë pansllavistë të tipit të Lajčákut. 
ESKALIMI I GJUHËS SË ESKALATORIT
Në fund, kur pritej me thënë një gjysë fjale kritike për Serbinë e Vučićit, Lajčáku tha:
“Sulmi në Banjë ka ndërru shumë gjëra. Mendoj se isha shumë i qartë: duhet të hetohet si duhet, të nxirren përfundime dhe dorasit duhet të ballafaqohen me pasojat. Në të njëjtën kohë, dialogu duhet të vazhdojë, dhe ç’është e vërteta, është më e rëndësishme se kurrë, sepse kur nuk ka dialog, MUND TË KETË PËRSËRITJE TË ESKSALIMIT. Kjo nuk është ajo që ne dojmë me ndodhë. Dhe jam i sigurt se nuk është çfarë doni ju. Dhe kjo është pse jemi këtu. Dhe kjo është pse dojmë me ecë përpara me procesin e normalizimit dhe çfarë ishte arrijtë pajtim në Ohër.” 
Megjithëse Lajčáku tha se “sulmi ka ndyshu shumë gjëra” na e dijmë se ajo që ka thënë Lajčáku “para sulmit” dhe ajo që thotë tash “pas sulmit” është vetëm një gjë: themelimi i asociacionit. Pra, së paku sa i përket Lajčákut, “sulmi” klerofashist nuk ka ndryshu asgjë. As pafytyrësinë e tij prej pansllavisti. 
Mirëpo ajo që e Lajčákun e bën zëdhënës të Radočićit e të Vučićit, pra, të klerofashizmit serb, është pohimi i tij se “kur nuk ka dialog, mund të ketë përsëritje të eskalimit”. Lajčáku, – ashtu si Radočići nga kodrinat e Mitrovicës dikur, si i arratisur prej drejtësisë, – kërcënon njësoj autoritetet e Kosovës dhe kryeminsitrin Kurti, pos që Lajčáku e thotë me gjuhë diplomatike atë që Radočići e thoshte me gjuhë klerofashiste, por të dy, njësoj kriminale. Lajčáku thotë se “kur nuk ka dialog, mund të ketë përsëritje të eskalimit”, ndërsa Radočići thoshte se “Jam këtu. Jam kthyer. E ju e dini çfarë do të thotë kjo.” Pra, me përkthy në gjuhën e Lajčákut atë që aj e qun “eskalim”, në gjuhë Radočićit i bjen “terrorizëm” dhe “agresion”.  Kështu del që Lajčáku po thotë: “Nëse nuk ka dialog, mund të ketë terrorizëm dhe përpjekje të re për agresion”. Kështu që, mundet veç me u imagjinu që po të kishte qenë Radočići diplomat sllovak, kish me i thënë bash këto fjalë të Lajčákut dhe po të kishte qenë Lajčáku bandit, kish me i thënë bash ato fjalë të Radočićit. 
Lajčáku, si përfaqësues i BE-së, do të duhej me thënë që në asnjë rrethanë, kurrë më, nuk duhet të ndodhë kurrfarë “eskalimi”, ashtu qysh ndodhi në Banjë dhe të dënojë Serbinë për këtë akt. E vërteta është që autoritetet e Kosovës asnjëherë as nuk kanë bë, as nuk mund të bëjnë “eskalim” nën praninë kaq të madhe administrative dhe ushtarake ndërkombëtare. Nëse për Lajčákun dhe grigjën e tij eskalim quhet vendosja e ligjit dhe rendit në territorin e Kosovës, atëherë Lajčáku ka problem me përkufizimet e fjalëve. Në komunat e tjera të Kosovës ka më shumë serbë sesa në veri dhe aty, për çudi, nuk ka as “eskalim”, as “sulm terrorist”, as “agresion”. Serbët në jug jetojnë të qetë si të gjithë banorët e tjerë të Kosovës. Këtë fakt Lajčáku as nuk dëshiron ta shohë, as ta pranojë. 
Në fund, pohimi i këtillë i Lajčákut, relativizion dhe zbut peshën e rëndë të krimit të agresionit të Serbisë kundër Kosovës në nivel “eskalimi”. Me i kërku përgjegjësi të rrahurit pse po rrihet, të plaçkiturit ose po plaçkitet apo të vrarit pse po vritet është krim që din ta bëjë vetëm një mendje e kalbur pansllaviste si kjo e eskalatorit Lajčáku. 
Nuk ka “eskalim”, zoti eskalator. Ka sulm kundër rendit dhe ligjit të Republikës së Kosovës nga bandat kriminale klerofashiste serbe, që kanë plaçkitë vetë popullin serb të veriut të Kosovës duke ndërtu laboratore droge, duke grumbullu pasuri prej qinda milionash, duke ndërtu vila me pishina për vete dhe, si hobi, duke u marrë edhe me “mbrojtjen e serbëve të Kosovës” në veri, si me kolekcionim të fluturave në një album insektariumi. Ky kujdes për serbët është shfaqë duke vra kundërshtarë politikë, duke kërcënu të padëgjueshmit, duke djegë kerre, duke djegë qendra votimi etj. 
Nuk ka “eskalim”, zoti eskalator. Ka sulm kundër intergitetit dhe sovranitetit të shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës, të cilin Lajčáku nuk e njeh. Agresioni i Serbisë në veri kurrë nuk do të bëhej nëse do të mjaftonin barrikadat, – shpikje e revolucioneve milosheviqiane – dhe po të ishin disa politikanë të dikurshëm të Kosovës që nëshkrunin jo vetëm mbi çdo marrëveshje të faqes së zezë, por edhe mbi peceta e letra tualeti, vetëm e vetëm mos me ua prishë humorin “miqve ndërkombëtarë”. 
Krejt kjo do të thotë që për kohën dhe intensitetin e “eskalimit” kujdeset Serbia e Vučićit. Eskalatori Lajčák, si këshilltar i dëshmuar i serbëve qiellorë, e din këtë më mirë se kushdo tjetër. Prandaj rreziku i “eskalimit”, nëse kryeministri Kurti nuk tregohet i përgjegjshëm, është kërcënim dhe presion i hapur kundër Kosovës, veçse i thënë me gjuhë diplomatike, nga eskalatori Lajčáku. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *