Federata Gjermane e Futbollit është në kërkim të një zëvendëuesi për Hansi Flikun e shkarkuar pas asaj humbje turpëruese në shtëpi 1-4 ndaj Japonisë.

“Sport1” raporton se kandidati potencial për të marrë drejtimin e katër herë kampionëve të botës është Julian Nagelsman.

Ky i fundit raportohet se është në bisedime të avancuara me drejtuesit e federatës për t’u ulur në stolin e panzerave në ditët e ardhshme.

Trajneri aktual i Gjermanisë, Rudi Fëler u shpreh se kombëtaeja gjermane do të ketë një teknik të ri brenda tre javëve.

Julian Nagelsman spikati fillimisht në drejtimin e Hofenhaimit, ndërsa si trajner i Lajpcigut shkroi historinë duke e dërguar këtë klub deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.

Ai fitoi dhe titullin kampion me Bajernin e Mynihur, prej nga u shkarkua me shumë polemika në përfundimin të sezonit të kaluar.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *