Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Juri Kim foli sot para gazetarëve në ditën e zgjedhjeve ku shprehu shqetësimin për shit-blerjen e votës.

Kim u kërkoi autoriteteve ligjore të hetojnë lidhur me këtë fenomen dhe hetimet për palët e përfshira në këtë proces të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Kim inkurajoi zgjedhësit të marrin pjesë masivisht në votime duke u kujtuar se kjo është dita kur flet sovrani.

“Shpresojmë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është thelbësore që të gjithë të respektojnë ligjet për zgjedhjet, si dhe normat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregullat në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarët e ambasadës po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare në vëzhgimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin.” – tha Kim.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *