Nga Agim Morina

Asht vjeti 1911. Shkollat Françeskane kremtojn pêsdhetëvjetorin e themelimit. Drejtuer Auktori i Lahutës. A kishte si festohej kjo rasë e gëzueshme e mà së parës shkolle Shqype, për pa u ndie për së gjallit?

Drejtori e dijti mirë, se turku ato premtime lirijet, të dhanuna ashtu si nepër dhambë në rasën e xhemjetit, shkojte dita me ditë tue i lpi. Prandej lype(kumtime nga Atëj guxim me tëfaqun në nji apoteozë publike Shqypnín e lirë, aty para Valis e zabitllarvet të Turkis, të grishun në kremtim!

Edhe P. Gjergji u trimnue. Gatoi melodramin patetik “Shqyptari i Qytetnuem“. Kështu qi atë natë, në mjedis së salonit, në kulmin e entuzjazmës, u ndien zane qi brohoriten të madhe, tue i urue jetë Shqypnís.

N’atë rasë, nepër dritën e llampavet, prej korit së kangtoris pash, ke burra me mustakë e pleqë me thija, të përmalluem, kjajshin si fëmija!

Për zemrën e Poetit kje përnjimend nji triumf. Kurr s’e dijë t’a kemi pa ma të piklluem, se aso here. Mbas tfaqjes, dukej i lodhun e shkoi me ra. Né, qi i rrijshim për rreth, na tha: “Ju s’mund t’a merrni me mend, sa fort jam i përmalluem sonte. Duehet me pasë hjekë keq si na, për me më kuptue. Des kondend për punë të Shqypnís tash qi i a mbërrijta edhè kësaj: Me i rritun jetën ndër sŷ të Pashës!”

Ne e nesre na erdh fjala, se Bedri Pasha, i trandun e tue ra në mendim nga shka kishta vërtetue atë natë në salonin e Shkollvet Françeskane, i rrahi telegram qeverís së vet në Stambollë gati tekstualisht këso dore: Populli Shqyptar ka nisë të zgjohet. Me shka po shoh un, ndiesit e pamvarsís komtare ndër ta kanë mbërrijtë aqë sa e gjykoj ma tepër të vonë e të kotë çëdo pengirn a luftë qi të duem me u ba.

Pakë ditë ma vonë, Mbasardhsi i Bedris, Hasan Rizaja i pafat, miku i përzemërti Fishtës, — thonë, se edhe i Shqypnis — tue u gjetë në nji tfaqje analoge, kahë duel, i a shterngoi dorën e u përgëzue fort me auktorin.

Nji aso ditësh Hasan Rizaja i çoi fjalë t’i shkruete nji marrsh shqyp, për t’u a mësue ushtarvet Shqyptarë m’e këndue, kur delshin në manovra.

P. Gjergji me të zi çë priti. I a çoi; e ketë marrsh Pasha i a shperbleu njiqind fijsh. Kur ndonji herë dojshim m’e gërga, ai na levdohej: E keni keq! Kqyrni, Hasan Rizaja, ai u a ka dijtun vlerën vjerrshavet të mija: M’i ka pague, strofë e lirë turkut, ari së kulluet! “

E i bahej zemra sa mali kur i ndiejte ushtarët Shqyptarë, kohën e Turkis, tue këndue shqyp për të gjatë të Fushës së Çelës.

Nji rasë tjetrë i çoi nji fyshek lira për fëmijët e vorfën.

Fëmijët e vorfën! Këta gjithmonë i a këputshin shpirtin, sidomos kahë i shihte në pikën e dimnit zdathë e zdeshë. Krejt kujdes për me u a qitun bukën e mjesditës e me i veshun ndër ditë motmotit, s’kursehej me dalë e me lypë bashkë me atë jetshkurtin P. Ambroz Marlaskaj, koleg i tijë fort i zoti e trim, ku ishte puna për t’i dalun në krye njaj vepre së mirë.

…“Qe barometri i dashtnís së Shqyptarit për gjuhën e vet! — theksojte ndonji herë idhnueshem. — Kjo e jona asht e vetmja e e para shkollë, ku Shqypja mësohet e rrin, jo si fëmijë i gjetun, por si zojë shpijet. E këtu a e sheh? — na kanë msy vetëm, a gati vetëm, djelmët e Gjeloshavet! Zotnít e Shkodrës s’kanë të lodhët për gjuhën e vet: Duen gjuhët e hueja, duen…”

E grihej vetë me veti per ketë indiferentizmë të tyne; por sidomos kur — kjoftë për atë herë! — gjindej kush e vete edhe publikisht në lojë gjuhën e shqype. Mbasi s’kishte ku me i marrë këta profanatorë të guxueshëm, shfrejte idhnimin e zemrës në rasën e të damit të çmimevet. Lëshohej mbë ta me vishkullen e satirës, shprehë nepër ato vjerrsha plot zjarm e vnerë kundra Shqypes e atdhedashtnis!

(Përgatiti për publikim: A.M. Shenjat diakritike janë heqë.)

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *