Mediat në Itali raportojnë se Juventusi ka nisur kontaktet me drejtuesit e klubit rus për të marrë shërbimet e mbrojtësit të majtë shqiptar.
Lokomotiva kërkon 12 milionë euro për kartonin e Mitajt, kërkesë e cilësuar si e ekzagjeruar nga drejtuesit e Zonjës së Vjetër pasi mbrojtësi ka vetëm një vit kontratë të mbetur me klubin rus. Trajneri i ri bardhezi, Tiago Mota kërkon përforcime për sezonin e ardhshëm ku synohet ringritja e skuadrës dhe një nga pozicionet për t’u mbuluar është dhe linja e majtë e mbrojtjes. Në atë pozicion luan Kambiaso, por lojtari mund të mbulojë dhe disa role të tjera në mesfushë ndërsa Mitaj vlerësohet nga bardhezinjtë për kualitetin e tij dhe shihet si një investim për të ardhmen duke marrë në konsideratë moshën e tij vetëm 20-vjeç