Largimi i Klaudio Ranierit e ka lënë bosh postin e trajnerit të Romës, ndërsa drejtuesit janë në kërkim të një emri me peshë në futbollin evropian.
Media të afërta me klubin roman raportojnë se Jyrgen Klop është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës.
Interesimin për trajnerin gjerman e ka pranuar edhe presidenti i Romës.
“Nuk është një opsion i pamundur. Do të ishte një zgjedhje që do të ‘thyente rrjetin’ dhe do të sillte përsëri entuziazmin e pakontrollueshëm që pasoi njoftimin për Zhoze Murinjon. Nuk e di nëse do të kemi sukses, por nuk kam asnjë dyshim se po përpiqemi,” – u shpreh Dan Fridkin.