Naide Umay qëndroi 175 orë nën rrënoja, por arriti të mbijetonte.
Ekipet e njësive zjarrfikëse të Stambollit e nxorën sot nga rrënojat poshtë të cilave ajo qëndroi një javë në procincën e Hatay-t, ndër më të goditurat nga tërmeti.
Pamjet e shpetimit të gruas u ofruan nga Bashkia e Stambollit. Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë garën me kohën për të gjetur të tjerë të mbijetuar nën rrënoja.