Ramzan Kadirov, komandanti çeçen dhe aleati i Vladimir Putinit shpreh bindjen se rezistenca ukrainase do të thyhet dhe menjëherë më pas duhet të nisë sulmi ndaj Polonisë.
Trupat e Kadirovit kanë pësuar humbje kolosale në frontet e luftës në Ukrainë, por kjo duket se nuk e pengon komandantin çeçen në synimin e tij për denazifikimin e Evropës dhe luftën ndaj satanizmit.
“Unë e kam deklaruar vazhdimisht se lufta kundër satanizmit duhet të vazhdojë në të gjithë Evropën dhe, para së gjithash, në territorin e Polonisë. Po sikur, pas përfundimit të suksesshëm të pushtimit të Ukrainës, Rusia të fillojë me denazifikimin dhe çmilitarizimin e vendit të ardhshëm?” – tha ai për Telegram.