Fabinjo gjeti akordin për të kaluar në futbollin saudit si pjesë e Al-Itihad, por një problem jo i vogël duket se po e pengon transferimin e tij.

Mesfushori Brazilian i Liverpulit kërkon të marrë me vete të gjithë familjen në Arabinë Saudite dhe pjesë e familjes konsiderohen dhe dy qentë e tij të racës bullgog francez.

Legjislacioni saudit nuk e lejon mbajtjen e kësaj race qensh pasi konsiderohen si të rrezikshëm, ndërkohë që drejtuesit e Al-Itihad po kërkojnë një autorizim të veçantë për lejimin e ardhjes së qenve të Fabinjos bashkë me të zotin e tyre.

Mosmarrja e autorizimit në fjalë mund të sjellë dhe dështimin e transferimt pasi Fabinjo nuk duket i gatshëm të shkojë në Arabinë Saudite pa qentë e tij.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *