Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Kamala Haris, ka zgjedhur guvernatorin e Minesotas, Tim Ualz, si kandidatin e saj për nënpresident. 60-vjeçari veteran i Gardës Kombëtare Ushtarake dhe ish-mësues, ka një angazhim të gjatë politik, duke përfshirë 12 vite si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve dhe si guvernator që nga viti 2018.

Si guvernator, ai ka promovuar një agjendë progresive që përfshin vakte falas në shkolla, luftën ndaj ndryshimeve klimatike, ulje taksash për klasën e mesme dhe rritje të ditëve të pushimit për punëtorët e Minesotas. Ualz ka mbrojtur gjithashtu të drejtat e grave për riprodhim.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *