Kamala Harris me shumë mundësi do të jetë e përzgjedhura e demokratëve amerikanë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
“Associated Press” publikoi një sondazh ku referohej se deri tani 1976 delegatë të Partisë Demokratike kanë dhënë aprovimin që zv.presidentja aktuale të jetë kandidatura që do të zëvendësojë Xho Baidenin e tërhequr nga gara.
Do të jetë Konventa Kombëtare e Partisë Demokratike e cila pritet të formalizojë kandidaturën e Harris-it.
Po ashtu, Kamala Harris ka arritur të mbledhë 82 milionë dollar donacionë për fushatën e saj të pritshme zgjedhore kundër rivalit republikan Donald Tramp.
Ky i fundit e ironizoi kandidaturën e pritshme të Kamala Harris duke e cilësuar si një rivale më të lehtë për t’u mundur se Xho Baiden.