Ministria e Brendshme në Itali njoftoi se kampet që do të presin refugjatët afrikanë në zonën e Lezhës duhet të jenë gati brenda këtij afati kohor. 

Kjo ministri publikoi dhe tenderin për menaxhimin e këtyre qendrave që kap vlerën e 34 milionë eurove. 

“Të tre strukturat do të mund të strehojnë pak më shumë se një mijë persona në të njëjtën kohë dhe mes tyre nuk mund të ketë të mitur, gra shtatzëna dhe persona të tjerë të konsideruar të pambrojtur.

Një nga tre strukturat do të ndërtohet pranë portit të Shëngjinit, rreth 70 kilometra në veri të Tiranës, ku duhet të kryhen procedurat e zbarkimit dhe identifikimit. Dy të tjerat do të vendosen në Gjadër.

Vlera e kontratës është më pak se 34 milionë euro, të cilave duhet t’i shtohen rimbursimet për shërbimet e transportit, shërbimet komunale, grumbullimin e mbetjeve, mirëmbajtjen e zakonshme dhe të jashtëzakonshme dhe kujdesin shëndetësor. Rimbursimi për këto shërbime nuk është përcaktuar ende.”- shkruajnë mediat italiane referuar të dhënave zyrtare nga ministria e Brendshme.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *