Kristjan Asllani dhe Interi i tij festuan titullin kampion pas një fitorje historike në derbi ndaj Milanit, ndërkohë që mesfushori i kombëtares shqiptare nuk i fshehu emocionet pas këtij triumfi. 

“Jam i hutuar dhe ende nuk po e kuptoj me kthjelltësi çfarë ka ndodhur. Kjo ndjenjë nuk përshkruhet dot me fjalë. Kemi punuar shumë për të arritur këtu dhe kemi merituar gjithçka.” – tha Asllani. 

Mesfushori shqiptar pati paraqitje të mira këtë sezon kur u thirr në apel nga Simone Inzagi. Ai arriti të mbulojë me mjaft cilësi mungesën e Çalhanoglusë në një fazë kyçe të sezonit ndërsa dha dy asiste dhe shënoi një gol. 

Sezoni i dytë  ishte dukshëm më cilësor se i pari ndërsa cilësitë e Asllanit premtojnë për një talent të padiskutueshëm me synimin për të qënë lider në mesfushën e Interit dhe të kombëtares së Shqipërisë. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *