Gjatë një vizite katërditore në Pekin, kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, nënshkroi tetë memorandum bashkëpunimi me autoritetet kineze, duke i hapur rrugë një partneriteti strategjik mes dy vendeve. Sipas mediave zyrtare, marrëveshjet mund të sjellin projekte dhe investime që arrijnë vlerën e 1 trilion dollarëve, duke përfshirë fusha si energjia, teknologjia, bujqësia dhe shkëmbimet kulturore.

Kjo vizitë vjen pas viteve tensioni dhe mosmarrëveshjesh tregtare mes dy vendeve, pasi Kanadaja dhe Kina vendosën tarifa reciproke mbi disa produkte. Marrëveshjet e reja synojnë thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe heqjen e pengesave që kanë penguar tregtinë.

Debatet brenda Kanadasë janë të shumta. Disa e shohin këtë si një hap të mençur për diversifikimin e partnerëve ekonomikë dhe uljen e varësisë nga Shtetet e Bashkuara. Të tjerë paralajmërojnë se afrimi me Pekinin mund të ndikojë në marrëdhëniet strategjike me aleatin kryesor të Kanadasë, Amerikën.

Zhvillimet e fundit ngjallin edhe pyetje se si do të sillet Uashingtoni përpara këtij partneriteti të ri, sidomos në kontekstin e tensioneve ndërkombëtare dhe precedentëve të fundit, siç janë diskutimet rreth kanalit të Panamasë apo ngjarjet në Venezuelë, ku roli i Kinës ka qenë vendimtar.

Kanadaja duket e vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me Pekinin, ndërsa tensionet diplomatike dhe ekonomike me SHBA-në pritet të mbeten një sfidë e vazhdueshme për qeverinë kanadeze.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *