Australia shkroi historinë duke u kualifikuar në 16-të më të mirat e botërorit. Kanarinat mposhtën Danimarkën me shumë kualitete falë një goli të vetëm të shënuar nga Leki. Danezët nga ana e tyre ishin konfuzë në fushën e lojës dhe presioni për marrjen e tre pikëve duket se ndikoi në paraqitjen e vikingëve.
Grupi D mbyllet me kryesimin e Francës e cila u mund nga Tunizia me golin e vetëm të sfidës shënuar nga Kazi.
Gjashtë pikë për Francën, gjashtë për Australinë, katër për Tunizinë dhe vetëm një pikë për Danimarkën.