Në një intervistë për radion WABC, Robert Kenedi, kandidati demokrat për president deklaroi se CIA ishte e përfshirë në vrasjen e ish-presidentit Xhon Kenedi në vitin 1963.
Kenedi po ashtu akuzoi Shërbimin Sekret amerkan se ka lidhje dhe me vrasjen e kryeprokurorit, Robert Kenedi në vitin 1968.
“Ka prova dërrmuese se CIA ishte e përfshirë në vrasjen e presidentit Kenedi. Dëshmitë janë dërrmuese se CIA ishte e përfshirë në vrasjen dhe mbulimin e ngjarjes.” – theksoi pasardhësi i dinastisë Kenedi që garon për Shtëpinë e Bardhë.
Versioni zyrtar i vrasjes së Kenedit arriti në përfundimin se Li Harvi Osvald, një veteran i marinës amerikane qëlloi me vullnetin e tij mbi presidentin, version i cili në bazë të sondazheve shumëvjeçare nuk është besuar nga më shumë se gjysma e amerikanëve. Osvald u qëllua për vdekje para se të dilte në gjyq, por arriti t’u thoshte gazetarëve se ishte manipuluar, gjë e cila shtoi dhe më shumë dyshimet për përfshirjen e strukturave të tjera shtetërore në eliminimin e ish-presidentit Xhon Kenedi.