Ish-trajneri i njohur italian beson se skuadra e Simone Inzagit ka potencial për të eliminuar Barcelonën në përballjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Sipas Kapelos, Interi ka më shumë disiplinë taktike, ndërsa Barcelona nuk është ajo e mëparshmja.
Për Kapelon, talenti Lamine Jamal është ende shumë larg gjurmëve të Lionel Mesit.
“Sigurisht që Interi ka mundësi. Vijnë nga një moment pozitiv dhe janë të karikuar, pasi eliminuan Bajernin në çerekfinale. Kjo është shumë e rëndësishme. Barça ka futbollistë të rëndësishëm, por Jamal nuk është Lionel Mesi. Kështu që mund të ndodhë gjithçka në këtë sfidë vendimtare. Unë kam besim që mund t’ia dalin, sepse Inzagi ka një ekip që luan në bllok. Duke qenë bashkë në fushë, sigurisht që mund të kualifikohen,” – tha Fabio Kapelo.