Atalanta e Berat Gjimshitit mori një barazim 2-2 në transfertën ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, duke treguar sërish se janë një “kockë e fortë”.

Fabio Kapelo pati fjalë të mira për bergamaskët pas kësaj përballjeje, duke theksuar se Atalanta ka treguar në vijimësi se ka potencial dhe personalitet në mënyrën se si i interpreton ndeshjet.

“Kësaj Atalante do t’i jepja notën 8 apo edhe 8.5. Ata luajnë me një personalitet fantastik. Zikaltrit i lanë hapësirë Barcelonës vetëm një herë, u ndëshkuan, por e kuptuan menjëherë dhe nuk bënë më gabime,” – u shpreh ish-trajneri i njohur italian.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *