Ish-trajneri italian që në karrierën e tij të gjatë ka drejtuar Milanin dhe Juventusin tha për “Gazzetta dello Sport” se të dy ikonat e futbollit mund të mos jenë në katër të mirat këtë vit. 

Sipas Fabio Kapelos, Milani dhe Juventusi nuk kanë vazhdimësi në lojë dhe rezultate.

“Për t’u siguruar që ata të mos humbasin objektivin e tyre, Juve dhe Milan duhet të synojnë të paktën vendin e katërt. Dhe me konkurrencën që po shfaqet në këtë pjesë të parë të kampionatit, gara e Ligës së Kampioneve për dy skuadrat e mëdha është gjithçka përveçse e sigurt. Juve dhe Milan duhet të kenë kujdes edhe ndaj të ashtuquajturve ‘jo favoritë’, të cilët po bëjnë shumë mirë. E kam fjalën për Lacion dhe Fiorentinën, që janë më lart në renditje, pa harruar Romën, që është pak mbrapa për momentin.”- tha Kapelo.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *