Dogana e Kosovës ka sekuestruar rreth 300 kilogramë lëndë plasëse në pikën kufitare të Vërmicës, gjatë një operacioni të koordinuar me policinë kufitare. Ngarkesa ishte nisur nga Shqipëria drejtuar për në territorin e Kosovës.

Sipas autoriteteve doganore, shoferi i furgonit ka deklaruar fillimisht se nuk transportonte mallra për t’u kontrolluar. Megjithatë, gjatë verifikimit në vijën e dytë të kontrollit, zyrtarët aaritën të zbulojnë eksplozivin e paketuar në thasë dhe të fshehur në pjesën e bagazhit, ku ishte maskuar me pajisje peshkimi.

Ndaj të dyshuarit janë iniciuar procedura për kundërvajtje doganore, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave të Kosovës. Dogana ka theksuar se mbetet e angazhuar në luftën kundër kontrabandës dhe çdo aktiviteti të paligjshëm përgjatë kufirit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *