Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, gjatë fjalës së tij në Kuvend, kritkoi mënyrën se si funksionon Parlamenti, duke e përshkruar atë si një “zyrë noterie”. Ai u ndal edhe tek çështja e Belinda Ballukut, duke kërkuar më shumë transparencë nga institucionet.

“Thelbi nuk lidhet me çështjet në rendin e ditës, por Parlamenti është kthyer në një zyrë noterie. Ekzistojnë projektligje shumë të diskutueshme për ndryshimet në Kodin Penal, ku qeveria synon të regjistrojë gazetarët. Kemi kundërshtime të hapura nga shoqatat që e konsiderojnë të pazbatueshme. Do kërkoja të tërhiqet kjo çështje nga seanca, për të pasur një debat më të gjerë. Nuk është normale që nesër disa gazetarë të procedohen… Presim një vendim historik të Gjykatës së Lartë sot, por çështjet nuk lidhen me njëra-tjetrën. A keni afat se kur do të procedoni për heqjen e imunitetit të zonjës Balluku? Dhe bëni transparencë për dosjen që ka sjellë prokuroria. Mos u fshihni pas procedurave”, deklaroi Kapri.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *