Heqja e lejes për televizionin Klan Kosova nga qeveria e Kosovës ka ngjallur debate të shumta.
Qeveria pretendon se kjo media figuron e regjistruar me dokumente ku Kosova njihet si pjesë e Serbisë, ndërkohë që vetë kjo media, politikanë dhe analistë të ndryshëm e konsiderojnë mbylljen e këtij televizioni si veprim me prapavijë politike.
Analisti Rexhep Kastrati reagoi lidhur me rastin, duke shtruar pyetjen se pse hesht Baton Haxhiu si ish-drejtues i këtij medium për shumë vite.
“Klanin si Klan Kosovë e solli Baton Haxhiu, dhe në gjithë këtë tallava reagimesh, mungon pikërisht gazeli i Batonit! Pse po hesht Batoni? A është edhe Batoni njëri nga ata që qëndron mbrapa skandalit të Klan Kosovës dhe më tej në skandalin e destabilizimit të Kosovës në trekëndëshin PDK-Lista “Srpska”- Korpusi medial agjenturor?” – shkruan ai.