Herri Kejn ishte më i kritikuari në radhët e Bajernit të Mynihut pas humbjes 1-2 në shtëpi ndaj Interit në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi anglez tha për “SkySport” se asgjë nuk ka përfunduar në Mynih dhe se italianët festuan para kohe, pasi në Milano i pret një tjetër betejë.

“Humbëm pasi nuk shfrytëzuam rastet tona. Interi ka disa lojtarë të mëdhenj në ekip, por mendoj se ata festuan kualifikimin para kohe. Në Milano do të ketë betejë në ndeshjen e kthimit. Do të japim gjithçka. Bajerni nuk ka vdekur,” – tha sulmuesi.

By Editor