Sulmuesi anglez u dha një sinjal indirekt drejtuesve bavarezë për ish shokun e tij të skuadrës te Totenhnemi. 31-vjeçari u shpreh se ardhja e koreanojugorit në Bavari do e forconte shumë fazën sulmuese të Bajernit të Mynihut. 

“Unë nuk mendoj se tifozët e Totenhemit do të ishin shumë të lumtur për përgjigjen.

Por unë do ta merrja Sonin. Marrëdhënia ime me Sonin është e shkëlqyer. Ne patëm një partneritet në Londër dhe u bëmë miq të mirë edhe jashtë fushës. Mendoj se do të bënim shumë mirë së bashku në Bundesligë”.” –tha Kejn duke iu përgjigjur pyetjes së një tifozi në klubin e fansave bavarezë.

Kejn u rikthye në stërvitje pas dëmtimit dhe është në garë me kohën për të zbritur në fushë të premten ndaj Lajpcigut. 

Mungesa e sulmuesit anglez u ndje në humbjen e fundit që Bajerni pësoi në fushën e Mainzit.

By Editor