Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi prezantoi aplikacionin “TI Tirana”, aplikacion që sipas tij zgjidh problemin e parkimit në kryeqytet duke sinjalizuar përdoruesit e tij për hapësirat e lira të parkimit.
“Me këtë program do kesh në kohë reale vendet e parkimit të lira. Ti futesh në hartë dhe harta tregon vendet e lira dhe ti e rezervon. Ti klikon që në momentin e parë dhe ai rezervohet automatikisht. Përveçse kursen kohë të jashtëzakonshme me gjetjen e vendit të parkimit, të gjithë pronarët që kanë parkime private të vetat, gjatë periudhës që nuk janë makinat e tyre në parkimet nëntokësore mund t’i lëshojnë me një tarifë fikse p.sh 1 mijë lekë ora. Dhe dikush shkon e parkon përmes këtij aplikacioni. Ekonomizon edhe pronarët e vendeve të parkimit.”- tha Këlliçi në Syri Televizion.
Po ashtu, Këlliçi premtoi vendosjen e semaforëve inteligjentë në rrugët e Tiranës dhe ofrimin e internetit falas në disa zona të kryeqytetit.
