Ermira Selimi, studentja shqiptare nga Shkupi ka shpalosur nismën e saj për hapjen e të parës bibliotekë në gjuhën shqipe në qytetin e Manastirit.
Selimi ka kêrkuar mbështetje për nismën e saj.
Ajo ka thënë se ka marrë kërcënime për nismën e saj, por ka shprehur vendosmërinë për finalizimin e idesë së saj.
Selimi shprehet se Manastiri ështê pika e dobët për nacionalizmin maqedonas për vetë historinë që përfaqëson, kryesisht për shqiptarët
“Në mesazhin tim vjen një kërcënim nga një person që emrin nuk dua t’ia përmend. Unë dje jam kontaktuar edhe nga ambasada amerikane. Më thotë, ti je një fashiste, ti je një terroriste, që dëshiron ta destabilizon vendin, nuk kërkon paqe, por thua gjëra të tilla. Atë mesazhin e dërgova në një media në Shqipëri dhe më pas gazetarja e publikoi, por pa e treguar emrin e atij personi.
Unë nuk i marr fare seriozisht, e kam parasysh se çfarë më pret. Ne që jetojmë në Maqedoni të Veriut e dimë që pika e dobët e maqedonsave është qyteti i Manastirit. Të gjithë kanë frikë nga e vërteta dhe e vërteta flet shumë mirë, se kujt i përket ai qytet. Ata me vite të tëra kanë tentuar që ta asimilojnë duke bërë propaganda të ndryshme. Është një maqedonas që studion në fakultet gjuhën shqipe. A jam duke dërguar armë në Manastir apo po dërgoj libra? Si mund të më thuash terroriste. Unë nuk iu përgjigja fare dhe ato kërcënime do ti dërgoj edhe në stacion policor, edhe pse nuk do të merren parasysh aspak, sepse unë e di se në çfarë shteti jetoj.
Nëse do të kem kërcënime të tjera unë nuk do të dorëzohem. Po e them publikisht që nëse dikush do të më nxisë mua që të dorëzohem as mos të tentojë, sepse do të dështojë. Unë mbas vetes time kam të gjithë bashkkombësit e mi që po më përkrahin. S’ka fuqi që më shantazhon për të më ndaluar këtë iniciativë.
Kush tenton ta bëjë një gjë të tillë do të përballet me organet kompetente ose konkretisht mendoj që do të kërkojnë ndihmë nga ambasada amerikane në Maqedoninë e Veriut të marri parasysh këta persona që në një shtet demokratik të bëjnë gjëra të tilla.”- tha studentja shqiptare.