Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku tha për RTV Dukagjini se deklarata e tij për vrasjen e kryeminsitrit Albin Kurti po ekzagjerohet pasi domethënia ishte krejtësisht tjetër.

Klinaku shtoi se ai ka bërë deklarata të tilla dhe në të kaluarën ndaj Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit.

“Njerëzit ekzagjerojnë gjëra që qëllimin kryesor e kanë luftën ndaj vlerave të UÇK-së. Nuk bëhet fjalë se do të ndodhë ndonjë vrasje apo kurrfarë kërcënimi. Nuk bëhet fjalë që unë ta lëshoj Kosovën. Deklarata të tilla kam përmendur edhe ndaj Ramushit, Hashimit, Avni Klinakun e të tjerë. Edhe në raport me veten unë do të zgjidhja Kosovën.” – ka deklaruar Klinaku.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *