Fredi Beleri do të vazhdojë të mbetet në qeli.
Gjykata e Lartë hodhi poshtë kërkesën e tij për zbutjen e masës së dënimit duke lënë në fuqi masën e “arrestit me burg”.
Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit me akuzën e shit-blerjes së votës.
Ai fitoi në garën përballë rivalit të tij Jorgo Goro, por ende nuk ka arritur të betohet në krye të bashkisë së Himarës.