Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Lushnjes ku një grua 48-vjeçare raportohet se ka humbur jetën në ambientet e bashkisë së këtij qyteti.
Shpresa Cani kishte shkuar në zyrat e ndihmës sociale në bashkinë e Lushnjës për të kërkuar sqarime pasi asaj i ishte hequr ndihma ekonomike. Pas debateve të ashpra me punonjësit e kësaj zyre ajo është nxjerrë forcërisht jashtë ambienteve të bashkisë. Shpresa Cani nuk u largua duke kërkuar takim me kryetaren e bashkisë, Eriselda Sefa. Pas përfundimit të këtij takimi raportohet se Cani është ndjerë keq dhe menjëherë është njoftuar ambulanca, mirëpo kur kjo e fundit mbërriti zonja Cani kishte ndërruar jetë. Policia e Lushnjes shpërndau këtë deklaratë për ngjarjen:
Njoftimi i policisë:
U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në datën 28.12.2022, në ambientet e bashkisë së Lushnjës, ka humbur jetën shtetasja Sh. C., 48-vjeçe, banuese në Fiershegan. Paraprakisht dyshohet se 48-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.