Trupat e KFOR-it kanë ngritur një postbllok në hyrje të Leposaviqit duke mos lejuar pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës të shkojnë në zyrat e kësaj komune.
Raportohet se trupat e KFOR-ië kanë kërkuar shpjegime nga pjesëtarët e Njësisë Speciale mbi rolin dhe praninë e tyre në zyrat e komunës duke mos u lejuar të kalojnë.
Mediat në Kosovë raportojnë se KFOR-i ka njoftuar dhe kryeministrin Albin Kurti për vendimin e moslejimit të hyrjes së Njësisë Speciale në ambientet e komunës së Leposaviqit.