Misioni paqeruajtës në Kosovë sqaroi për Teve 1 se ndërtimi i dy urave në lumin Ibër të Mitrovicës është kompetencë e Qeverisë së Kosovës.

KFOR thekson se nuk është në mandatin e misionit përfshirja në këtë çështje, por vetëm garantimi i sigurisë në këtë pjesë të vendit.

“KFOR gjithashtu ka një prani të dukshme dhe fleksibile në veri të Mitrovicës, si dhe në të gjithë Kosovën, dhe është i gatshëm të reagojë ndaj çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë, në dobi të të gjitha komuniteteve në Kosovë,” – thuhet në reagim.

Misioni shton se vazhdon të zbatojë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të OKB-së, duke ruajtur paanshmërinë dhe duke bashkëpunuar me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

By Editor