Federiko Kieza nënshkroi për 4 vite me Liverpulin i cili pagoi 13 milionë për kartonin e tij.
Kieza kishte një vit kontratë me Juventusin ndërsa nuk i fshehu emocionet e ardhjes në Anfilld.
“Kur i tregova babit se më kërkon Liverpuli më tha menjëherë “Shko”.
Jam në një klub të madh dhe në stadiumin më drithërues në Evropë. Do të jap më të mirën.”- u shpreh ai.