Kandidati i opozitës për zgjedhjet presidenciale të 14 majit në Turqi, Kemal Kiliçdaroglu tha për BBC-në se pjesëmarrja në politikën turke nuk është diçka e lehtë, duke shtuar se presidenti aktual, Rexhep Taip Erdogan dhe aleatët e tij nuk mund ta frikësojnë dot.

“Unë do të shkoj në rrugën time çfarëdo që të bëjë Erdogan dhe aleatët e tij. Ata nuk mund të më trembin. Unë ia premtova kombit tim.” – tha ai.

Kiliçdaroglu shtoi se në rast fitoreje ai do të çrrënjosë sistemin represiv që përndjek kundërshtarët e pushtetit dhe për një postim të thjeshtë në rrjetet sociale.

“Të rinjtë duan demokraci. Ata nuk duan që policia të vijë në derën e tyre herët në mëngjes vetëm sepse kanë postuar diçka në Tuiter.” – tha drejtuesi i opozitës turke.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *