Koreja e Veriut ka rikonfirmuar qëndrimin e saj të palëkundur për të mos hequr dorë nga statusi si fuqi bërthamore. Udhëheqësi Kim Jong Un deklaroi se zhvillimi i arsenalit bërthamor është i domosdoshëm për të garantuar sigurinë dhe përballimin e kërcënimeve strategjike.
Në një fjalim në parlamentin e Phenianit, ai theksoi se vendi do të vazhdojë të forcojë kapacitetet e tij ushtarake dhe të intensifikojë përballjen me forcat që i konsideron armiqësore, duke përmendur veçanërisht Korean e Jugut si shtetin më kundërshtar.
Sipas tij, armët bërthamore kanë luajtur një rol kyç në parandalimin e konflikteve dhe kanë krijuar mundësi për zhvillim ekonomik dhe përmirësim të standardeve të jetesës. Ai hodhi poshtë çdo mundësi për çarmatim në këmbim të përfitimeve ekonomike apo garancive të sigurisë.
Analistët ndërkombëtarë vlerësojnë se deklaratat e tij përbëjnë gjithashtu një sinjal indirekt ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kontekstin e tensioneve të fundit globale.
