Joshua Kimmich ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë për Gjermaninë në përballjen me Spanjën. 

Mbrojtësi i djathtë u shfaq shumë i zhgënjyer pas eliminimit duke theksuar se fati dhe gjyqtari i ndeshjes ishin kundër Gjermanisë. 

“Spanja ishte superiore në pjesën e parë, ndërsa ne ishim më të mirë në pjesën e dytë dhe në kohën shtesë. Patëm shanse dukshëm më të mira për shënim. Rivali në fakt donte të shpëtonte vetëm me penalltitë. Është e hidhur që marrim humbje me aksionin e fundit të spanjollëve. Pas kësaj skene kishim ende shanse të mira, duke përfshirë një penallti të mundshme pas një prekje me dorë para  rezultatit 1-2. Shumëçka ka shkuar tashmë kundër nesh sot. Të gjithë e panë se penalltia ishte mëse e dukshme. Nuk e kuptoj vendimin e arbitrit Taylor për të vazhduar lojën.” – tha mbrojtësi. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *