Klaus Gjasulën, sezonin e ardhshëm do e shohim në Bundesligën e parë gjermane.
Darmshtadi, skuadra ku bën pjesë mesfushori i kombëtares shqiptare, siguroi matematikisht kalimin në elitën e futbollit gjerman pasi mori një fitore minmale në shtëpi ndaj Magdeburgut në shifrat 1-0.
Darmshtadi mungonte në Bundesligë që nga viti 2015-të, ndërkohë që Gjasula rikthehet në elitën e futbollit gjerman pas katër sezonesh qëkur ishte pjesë e Paderbornit.
Po ashtu, Gjasula, në atë sezon vendoste dhe një rekord si mbreti i kartonëve, duke marrë plot 17 kartonë në një sezon të vetëm.