Trajneri i Liverpulit pati fjalë të mira për paraqitjen e skuadrës së tij në një duel shumë të luftuar ndaj Mançester Sitit që u mbyll në barazim 1-1.
Klop u shpreh se të besuarit e tij e dominuan në lojë dhe raste kundërshtarin edhe pse luanin pa gjysmën e titullarëve për shkak dëmtimesh.
Ai u ndal dhe te ndërhyrja e Dokut ndaj MekAlister brenda zonës, episod që ka ngjallur shumë polemika duke e cilësuar një penallti klasike të mohuar nga gjyqtari Majkëll Oliver.
“Ishim të jashtëzakonshëm. Kishim kaq shumë mungesa e detyruam Sitin të mbyllet në mbrojtje dhe të vuajë për shumë minuta.
Na u mohua një penallti e pastër. E gjithë bota e pa atë ndërhyrje, përveç gjyqtarit.” – tha Klop pas ndeshjes.
Liverpuli është bashkëkryesues me Arsenalin me nga 54 pikë të grumbulluara ndërsa ndjek Mançester Siti me 53.
Ky sezon po ofron një garë treshe për titullin kampion në Premier Ligë.