Tekniku i Liverpulit, Jurgen Klop beson se skuadra e tij duhet të përpiqet të përmbysë humbjen 2-5 të pësuar në sfidën e parë ndaj Realit të Madridit.

Klop theksoi se e njeh forcën e Realit në Bernabeu, por të besuarit e tij do të luftojnë për kualifikim sikur vetëm 1% shanse të kenë për kalimin në çerekfinale.

“Vijmë pas tre javësh për të luajtur një tjetër ndeshje ndaj një kundërshtari shumë të vështirë. Ne e njohim forcën e Realit, por do të japim gjithçka. Nuk dorëzohemi dhe sikur 1% shanse të kemi.” – tha tekniku gjerman.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *