Mediat ne Angli shkruajnë se drejtuesit e Liverpulit po mendojnë shkarkimin e teknikut, Jurgen Klop pas rezulateve të dobëta gjatë këtij sezoni.

Humbja e fundit në kampionat ndaj Ulverhemptonit e ka vendosur në pikëpyetje stolin e teknikut gjerman pasi klubi nuk po arrin të ngrihet në nivelin e paraqitjeve të viteve të fundit.

Legjenda dhe ish-kapiteni i të kuqve, Xhemi Karrager tha se ai do të preferonte të ndërronte disa prej lojtarëve, por jo Klopin.

“Do të ndërroja disa nga lojtarët e Liverpulit, por jo trajnerin. Trajneri ka dhënë shumë për këtë klub dhe ai meriton sërish besim”- tha Karrager.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *