Jürgen Klopp pranon të negociojë me Real Madridin dhe mund të jetë trajneri i ardhshëm i kësaj skuadre.

Klubi spanjoll beson se Klopp do të ishte një shtysë e madhe për ekipin, për shkak të disiplinës, karakterit dhe ideve të tij taktike – raporton Diario Sport.

Gjithashtu, Xabi Alonso është një tjetër emër që përmendet si pasues i Carlo Ancelottit, i cili ka pothuajse të sigurt largimin në fund të sezonit.

Real Madrid është në garë për titullin kampion dhe finalist i Kupës së Mbretit, por eliminimi nga Liga e Kampionëve nga Arsenali duket se ka sjellë fundin e ciklit të trajnerit italian në Madrid.

By Editor