Ministrja Albana Koçiu reagoi në Kuvend ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili pretendoi se asnjë efektiv nuk u lëndua gjatë protestës së zhvilluar dy ditë më parë.
Koçiu e akuzoi Berishën si “gënjeshtar patologjik” dhe e cilësoi si porositës kronik të dhunës, duke shtuar se ai ka “në gen të derdhë gjak”. Ajo theksoi se Berisha kishte zgjedhur të mos takonte policët e lënduar në spital dhe të mbyllte sytë për realitetin e dhunës gjatë protestës.
Ministrja paralajmëroi se historia nuk do ta shpëtojë dhe se shpirtrat e viktimave që Berisha ka shkaktuar do ta përndjekin. Ajo theksoi gjithashtu se reagimi i tij ndaj dhunës dhe mënyra si e portretizon situatën nuk janë të pranueshme dhe i mbetet përgjegjësi morale dhe ligjore për pasojat.

