Ish-manjati rus i naftës, Mikail Kodorkovski tha për “Washington Post” se një humbje eventuale e luftës së Ukrainës ndaj Rusisë do e bënte të panshmangshme një luftë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për dominimin në Paqësor. Kodorkovski njihet si kritik i Vladimir Putinit, ndërkohë që vuajti një dekadë burgim në Rusi për t’u liruar në vitin 2013-të pasi Putin-i e fali me dekret.

Ish-njeriu më i pasur i Rusisë, që sot jeton në ekzil, mendon se e vetmja mënyrë për të shmangur luftën mes SHBA-ve dhe Kinës është mbështetja e fortë për Ukrainën në luftën ndaj Rusisë.

“Duhet të kuptoni se kur edhe një djalë i rritur goditet në fytyrë, disa djem të tjerë do të fillojnë të dyshojnë nëse ai djalë është vërtet kaq i fortë. Nëse SHBA dëshiron të shkojë në luftë në Azi, atëherë rruga më e saktë do të ishte që të tregonte dobësi edhe në Ukrainë.” – u shpreh  Kodorkovski.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *