Afrim Veseli, kolonel në Forcën e Sigurisë së Kosovës mendon se Serbia nuk ka guximin të hyjë me ushtri në Kosovë pasi do të përballej me NATO-n, ushtrinë dhe popullin e Kosovës. 

Ai theksoi se rreziku i sulmeve terroriiste si ai në Banjskë mbetet i lartë, si e vetmja formë që Serbia mund të destabilizojë Kosovën.

“Janë dy gjëra. E para se a do ta sulmojë Serbia Kosovën ushtarakisht zyrtarisht apo do të nxitë konfilite si në Banjskë. Të parën është shumë e qartë se Serbia nuk ka guxim ta nisl në Kosovë, sepse është NATO-ja këtu, ushtarët, policia dhe gjithë ne që e mbrojmë Kosovën. Kosova nuk e ka kalu rrezikun në kuptimin e njësiteve të vogla terroriste, sabotimet etj, që mund t’i ndërmarrin kundër Kosovës. Agresion të hapur të ushtrisë serbe në Kosovë nuk do të ketë, pavarësisht cytjeve nga Rusia, ata janë të vëmendshëm se nëse futen në një aventurë të tillë, do t’i kushtojë me shtetësinë e tyre.” – u shpreh Veseli.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *